RTSH Sport Live

Mike Tyson, rekord arkëtimesh me rikthimin në ring kundër Jones

  • 10/12/2020
  • |
  • Sporte të tjera
Mike Tyson, rekord arkëtimesh me rikthimin në ring kundër Jones
Sfida mes dy ish-boksierëve u ndoq nga më shumë se një milion e 600 mijë njerëz, gjë që gjeneroi një shumë befasuese parashë

Një sukses, që i ka habitur të gjithë. Rikthimi në ring i Mike Tyson, përballë ish-kampionit Ray Jones Jr ka sjellë një xhiro milionerësh. Gjithçka ka ardhur nga shitja PPV(pay per vieë). Më shumë se 1 milionë e 600 mijë njerëz blenë paketën me çmim 41 euro. Nëse të dhënat janë të sakta, atëherë ndeshja duhet të ketë gjeneruar një shumë record prej 66 milionë eurosh, diçka e paimagjinueshme para ndeshjes. Tyson, në fakt, e kishte përgatitur këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në shumë raste postonte pamje nga stërvitja e tij, me një fizik të admirueshëm, pavarësisht moshës. Disa ditë para sfidës, ai deklaroi se kishte ndryshuar edhe dietën: “Nuk jam më vegan”.