RTSH Sport Live

Milan, nga ferri në parajsë. Tottenham barazon dhe kualifikohet

  • 03/12/2020
  • |
  • UEFA Europa League
Milan, nga ferri në parajsë. Tottenham barazon dhe kualifikohet

Në ditën e pestë të Europa League, një ekskluzivitet i RTSH, Milani ka arritur një fitore me përmbysje, 4-2 përballë Celtic. Kuqezinjtë janë kualifikuar në raundin e 32 skuadrave më të mira falë dhe fitores së Lille përballë Sparta Prague. Në ditën e rikthimit të Piolit në pankinë, pasi mbposhti Coronavirus, fillimi ka qënë shokues, teksa kuqezinjtë e kanë parë veten në disavantazhin e dy golave në 14 minuta lojë(shënuan Rogi e Edouard). Por reagimi i Milanit ka qënë i menjëhershëm dhe Calhanoglu e Castillejo vendosën barazpeshën brenda dy minutash në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Huges e Diaz kompletuan pokerin kuqezi përballë Celtic.  

Tottenham I trajnerit Mourinho barazoi 3-3 në fushën e LASK duke siguruar njëkohësisht dhe kalimin në turin tjetër të Europa League. Formacioni anglez pësoi gol nga Michorl, por më pas arriti të përmbysë me Bale e Son. Në fund ndodh gjithçka: në fillim barazimi I të zotëve të shtëpisë, më pas avantazhi me Delle Alli dhe në fund barazimi nga Karamoko.Në ndeshjen tjetër të grupit, Antëerp ka mundur 3-1 Ludogorets, që ka sjellë dhe kualifikimin e skuadrës belge.

Villarreal, Crvena Zvezda e Dinamo Zagreb kanë siguruar kalimin në grupin e 32 skuadrave më të mira. Në grupin I, fitorja 1-0 e Villarreal në fushën e Sivasspor dhe barazimi 0-0 I Qarabag-M.Tel Aviv, me spanjollët që kualifikohen dhe Sivasspor e Macabi që diskutojnë kualifikimin mes tyre në ndeshjen e fundit. Edhe Crvena Zvezda ka arritur të sigurojë kualifikimin pas barazimit pa gola me Hoffenhaim, i cili ishte i kualifikuar. Edhe Dinamo Zagreb ka siguruar kualifikimin falë fitores 2-0 në fushën e Feyenoord.

EUROPA LEAGUE/REZULTATET

AEK-BRAGA 2-4

Golat: Oliveira 31', Vasilantonopoulos 89'/Tormena 8', Esgaio 10', Horta 45, Galeno 83'

ZORYA-LEICESTER 1-0

Golat: Sayyadmanesh 84'

LILLE-SPARTA PRAGUE 2-1

Golat: Yılmaz 80', 84' / Krejčí 71'

MILAN-CELTIC 4-2

Golat: Çalhanoğlu 24', Castillejo 26, Hauge 50', Díaz 82'/Rogić 7', Édouard 14'

QARABAG-M.TEL AVIV 1-1

Golat: Romero 37'/Cohen 22' (p)

SIVASSPOR-VILLARREAL 0-1

Golat: Chukwueze 75'

LASK-TOTTENHAM 3-3

Golat: Michorl 42', Eggestein 84', Karamoko 90'+3/Bale 45'+2 (p), Son 56', Alli 87' (p)

ANTWERP-LUDOGORETS 3-1

Golat: Hongla 19', De Laet 72', Benson 87'/Despodov 53'

CSKA MOSK-WOLFSBERG 0-1

Golat: Vizinger 22'

FEYENOORD-DINAMO ZAGREB 0-2

Golat: Petković 45'+5 (p), Majer 53'

GENT-LIBEREC 1-2

Golat: Yaremchuk 60'/Mara 32', Kacharaba 55'

CRVENA ZVEZDA-HOFFENHEIM 0-0