RTSH Sport Live

Milan, Pioli “mesazh” Romës: Mund të mposhtim këdo

  • 17/04/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Milan, Pioli “mesazh” Romës: Mund të mposhtim këdo
Trajneri i kuqezinjve ndez atmosferën në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Evropës

Stefano Pioli përpiqet të karikojë mjedisin e Milanit përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Europa League kundër Romës: “Duhet të kemi besimin maksimal, të besojmë në veten tonë në mënyrën më absolute, kemi aftësitë për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer dhe të përpiqemi ta fitojmë”

“Ndeshja e parë nuk vlen më, nuk ka kuptim të mendojmë për të. Në çdo rast do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, do të duhet të vendosim shumë cilësi dhe shumë energji”.

Dhe përsëri: "Unë kam besim te lojtarët e mi, ne mund ti godasim verdhekuqtë. Jemi mirë”.

"Çdo sezon dhe çdo periudhë brenda një sezoni ka një histori të ndryshme, çdo zgjedhje bëhet për të përmirësuar ekipin dhe për të fituar çdo ndeshje. Nesër do të jetë një rast i mrekullueshëm dhe ne kemi një qëllim të vetëm: të arrijmë në gjysmëfinale”.