RTSH Sport Live

Milani matematikisht në Champions, Bolonja në Evropë pas 22 vitesh

  • 28/04/2024
  • |
  • Itali
Milani matematikisht në Champions, Bolonja në Evropë pas 22 vitesh
Barazimi mes Napolit dhe Romës i bën të lumtur kuqezinjtë por edhe kuqeblutë, që arrijnë një objektiv historik

Barazimi 2-2 mes Napolit dhe Romës bën të lumtur Milanin dhe Bolonjën. “Djalli” është kualifikuar matematikisht në Champions League me katër javë ende për tu luajtur dhe do të jetë në startin e turneut më prestigjioz për të katërtën herë radhazi. Ekipi i Motta-s, megjithatë, rikthehet në Evropë pas 22 vitesh. Katër javët e fundit do të shërbejnë për të përcaktuar se në cilën garë: për momentin kuqeblutë janë në vendin e katërt (5 më të mirat shkojnë në Champions League), +4 nga Roma dhe +6 nga Atalanta. Torino, Napoli Juventus dhe Genoa pengesat e fundit përpara se të festojnë një sezon ëndrrash.

Bolonja i ka munguar Evropës prej shumë vitesh. Hera e fundit që luajti atje ishte në fakt ditë vere mbi 20 vjet më parë, në një Kupë që nuk ekziston më. Ishte Intertoto në verën e vitit 2022: kundërshtari ishte Fulham, i cili pasi rrëmbeu 2-2 në Dall'Ara, arriti të fitojë 3-1 në Angli në ndeshjen e kthimit të luajtur më 27 gusht. Kjo ishte pjesëmarrja e fundit e Bolonjës në kupat evropiane.

Megjithatë, duhet të kthehemi 60 vjet pas për të parë sërish Bolonjën në Champions League, ajo që në atë kohë quhej Kupa e Kampioneve. Skuadra e legjendar Fulvio Bernardini, pasi fitoi titullin 1963/64 në play-off duke mundur Interin e Helenio Herrera, mori pjesë në edicionin 1964/65.

Në atë rast ishin të pafat: të çiftuar me Anderlechtin në shorteun e raundit të parë, ata u eliminuan pas 3 ndeshjeve shumë të vështira vetëm pas hedhjes së monedhës (në atë kohë nuk kishte goditje penalltie) e cila shpërbleu ekipin belg.