Milani ka zyrtarizuar pak momente më parë trajnerin e ri. Ashtu siç pritej pasuesi i Fonsekës do të jetë një tjetër portugez, Paulo Marseneiro da Konseisao.
Sipas akordit të ri tekniku i sapo emëruar do të mbaj detyrën deri më 30 qershor të 2026-ës.
Starti i kësaj aventure të re do të jetë mjaft intensiv pasi kalendari i ka rrezervuar Milanit 7 ndeshje në 23 ditë. Për Serxho Konseisao fillimi do të jetë i vështirë pasi Milani do të ndeshet në gjysëmfinalet e Superkupës së Italisë me Juven e Fransisko Konseisaos.