RTSH Sport Live

Milano bëhet gati për “Trofeun Berlusconi”, 40 mijë bileta të shitura

  • 08/08/2024
  • |
  • Itali
Milano bëhet gati për “Trofeun Berlusconi”, 40 mijë bileta të shitura

Milano zbrazet në gusht, San Siro mbushet për futbollin. Do të ketë një audiencë të shkëlqyer për edicionin e dytë të “Trofeut Silvio Berlusconi”. Përballë, si vitin e kaluar, Milani dhe Monza, dy klubet të cilave “Presidenti” u dhuroi momente të paharrueshme suksesi.

Deri më tani janë shitur 40 mijë bileta, dy unazat e para janë afër ezaurimit. Do të jetë e martë e 13 gushtit, në javën para hapjes së kampionatit dhe para ndeshjes Milani do të prezantojë dy blerjet e reja Morata dhe Pavlovic.

Gara për bileta ndërkohë vazhdon. Çmimet popullore, nga 5 deri në 50 euro dhe uria për futboll do të garantojnë një prani masive në stadiumin milanez. Para ndeshjes që do të ndajë trofeun, në fushë do të zhvillohet një spektakël me protagonistë Fausto Leali dhe Daniel Musa, fituesi i “Io Canto Family”.