RTSH Sport Live

Milano bllokohet në Madrid, shtyhet sfida me Vanoli Cremona

  • 10/01/2021
  • |
  • Basketboll
Milano bllokohet në Madrid, shtyhet sfida me Vanoli Cremona
Skuadra italiane nuk ka mundur të largohet nga Spanja, për shkak të kushteve të vështira të motit

Olimpia Milano nuk arriti të ngrihej as sot nga Madridi për shkak të stuhisë Filomena, ku ai luajti të premten në Euroleague, dhe Liga e Basketbollit nuk kishte asnjë alternativë. Ndeshja e planifikuar sot në Cremona kundër Vanolit (në orën 17:00) është shtyrë zyrtarisht:

"Pasi është marrë në konsideratë ajo që po ndodh me Olimpia Milano, ende e bllokuar pas ndeshjes së zhvilluar në Euroleague të premten 8 janar, në lidhje me kushtet e pafavorshme të motit në qytetin e Madridit dhe pamundësinë pasuese të kthimit në Itali në kohë për ndeshjen e ditës së pesëmbëdhjetë të Serisë A, vendoset  shtyrja e ndeshjes”, thuhet në deklaratën zyrtare.