Dyzet vite më parë krerët e tifozerive të Milanit dhe Interit u takuan për të bërë një pakt, i cili qëndron edhe sot. Shumë tifozë ultras të të të dy skuadrave betohen se ka qenë ajo marrëveshje, e cila ka nxjerrë nga zonat e rrezikshme kryeqendrën e Lombardisë.
Pakti u vendos pas një tragjedie të vërtetë ku një tifoz 21-vjeçar i zikaltërve ndërroi jetë pranë stadiumit “Meazza”.
Një “traktat miqësie”, i cili ka zgjatur që nga viti 1981, viti i të parit “Mundialito” (turne i zhvilluar në Milano nw fillimin e viteve ‘80), i cili u mbajt në “San Siro”. Në edicionin e parë, përveç Milanit dhe Interit, morën pjesë edhe ekipe si Penjarol, Fejnord dhe Santos, por derbi hyri në histori për shkak të vdekjes së Vitore Palmierit.
Pas vdekjes së tij, e cila ndodhi rreth tre muaj pas ndeshjes, të dy tifozeritë bënë një pakt: "Nuk ka më përplasje mes nesh, përndryshe do të vdesim. Përsëri". Një marrëveshje që do të respektohet edhe nëse zikaltërit fitojnë skudeton në derbin e së hënës, në një “San Siro” të mbushur plot.
Marko Ferdiko, lideri i ulstrasve të Interit, komentoi kështu për Corriere-n këtë gjest: "Pakti ka garantuar qetësi në qytet. Nëse nuk do të ekzistonte ky pakt Milano do të ishte një fushë beteje”.