RTSH Sport Live

Miqësore në Kategorinë e Dytë, Albpetroli i shënon 6 gola Selenicës

  • 30/05/2020
  • |
  • Kategoria e Dytë
Miqësore në Kategorinë e Dytë, Albpetroli i shënon 6 gola Selenicës

Dita e sotme ka qenë një ditë miqësore, pothuajse për të gjiha klubet shqiptare. Në fushë kanë zbritur edhe dy skuadra e Kategorisë së Dytë, Albpetrol dhe Selenica.

Një test për të dyja ekipet që është mbyllur me rezultatin e thellë 6-0 për skuadrën patasorake. Kjo ndeshje u ka shërbyer trajnerëve që të shikojnë gjendjen e lojtarëve të tyre pas kthimit në stërvitje.

Kategoria e Dytë pritet të rikthehet në fushë në datën 6 qershor, ndërsa Albpetroli është një nga ekipet pretendente në grupin B e së bashku me Maliqin dhe Tomorin luftojnë për një vend në Kategorinë e Parë.