RTSH Sport Live

Pogradeci merr kreun, Shkumbini fiton në transfertë

  • 03/03/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Pogradeci merr kreun, Shkumbini fiton në transfertë

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 15-të të grupit B në Kategorinë e Dytë. Pogradeci ka mundur 1-0 Orikun dhe pas këtij suksesi është ngjitur në krye të renditjes në kuotën e 36 pikëve (kujtojmë që Luftëtari ishte pushim këtë javë dhe mbetet 34 pikë).

Shkumbini ka arritur një fitore të thellë dhe të çmuar në transfertë, pasi ka mundur me rezultatin 4-1 Labërinë. Peqinasit konsolidojnë vendin e tretë në renditje pas këtij triumfi.

Nuk gabon në shtëpi Butrinti që mposht me rezultatin 4-1 Maliqin. Edhe Delvina fiton me rezultatin e thellë 4-1 përballë Këlcyrës, ndërsa Turbina fiton në transfertë 3-2 përballë Devollit.

Kategoria e Dytë –Grupi A – Java e 15-të

Pogradeci-Oriku 1-0

Butrinti-Maliqi 4-1

Devolli-Turbina 2-3

Delvina-Këlcyra 4-1

Labëria-Shkumbini 1-4