RTSH Sport Live

Miqësore: Tirana dhe Ballkani ndahen në paqe

  • 25/06/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Miqësore: Tirana dhe Ballkani ndahen në paqe

Tirana ka barazuar 2-2 me Ballkanin në ndeshjen miqësore që është zhvilluar pasditen e sotme në Ohër.

Jonuzi dhe Përgjoni kanë shënuar golat për skuadrën e drejtuar nga trajneri Shkëmbi.

Bardheblutë janë shpërngulur në Maqedoninë e Veriut, aty ku po zhvillojnë një fazë përgatitore në prag të ndeshjeve të Conference League.