RTSH Sport Live

Miqësoret e kombëtareve “përgjysmojnë” Mançester Siti

  • 28/03/2024
  • |
  • Futboll Bota
Miqësoret e kombëtareve “përgjysmojnë” Mançester Siti

Më pak se dy javë para ndeshjes real Madrid-Mançester Siti në Ligën e Kampioneve, skuadra angleze po vuan disa dëmtime të rëndësishme, si pasojë e aktivizitimit të tyre në ndeshjet e kombëtareve përkatëse. Stones dhe Akanji janë dëmtuar të martën. Anglezi luajti dhjetë minutat e para të miqësores me Belgjikën dhe u zëvendësua për shkak të problemeve muskulore. Ndërsa zvicerani nuk doli fare në fushë për të luajtur kundër Holandës. Nga kombëtarja holandeze e shpjegojnë këtë mungesë, se futbollisti pësoi një dëmtim në stërvitjen e së hënës. Këta të dy i bashkohen listës së të dëmtuarve që përfshinte disa futbollistë të tjerë të skuadrës së Guardiolës. Mbrojtësi i krahut Kyle Walker u lëndua të shtunën e kaluar në miqësoren që Anglia luajti kundër Brazilit në Wembley. Edhe dy lojtarët portugezë, Bernardo Silva dhe Rúben Días, u larguan nga kampi stërvitor i kombëtares përpara miqësores me Slloveninë. E gjithë kjo situatë alarmante dëmtimesh te Siti vjen 12 ditë para Ligës së Kampionëve. Por përpara Realit, Guardiola dhe skuadra e tij duhet të përballen me Arsenalin (të dielën, ora 17:30), Aston Villa (e mërkurë 3, 21:15) dhe Crystal Palace (të shtunën 18:30) në Premier Ligë. E këto nuk janë pak.