RTSH Sport Live

Miqësoret ndaj Hungarisë: Trajneri Tedesco fton 20 futbollistë, grumbullimi nis nesër

  • 5 orë para
  • |
  • Futboll Vendi
Miqësoret ndaj Hungarisë: Trajneri Tedesco fton 20 futbollistë, grumbullimi nis nesër

Shqipëria U-16 do të luajë dy takime miqësore kundër Hungarisë më 11 dhe 13 shkurt në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë e vegjël do të drejtohen nga trajneri Andrea Tedesco për këto dy ndeshje ndaj hungarezëve.

Kombëtarja do të grumbullohet të dielën në Tiranë, ku do të kryejnë seancat stërvitore çdo ditë në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri Tedesco ka ftuar 20 futbollistë për këto miqësore. 10 prej tyre janë pjesë e klubeve shqiptare, ndërsa të tjerët luajnë në klube të mëdha evropiane, si Inter, Bayern Munich, Roma, dhe Fiorentina.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në orën 14:30 në “Shtëpinë e Futbollit” dhe janë një mundësi e shkëlqyer për trajnerin dhe stafin të testojnë lojtarët dhe të vlerësojnë potencialin e tyre për ndeshjet finale të Europianit U-17, që do të zhvillohet në Shqipëri në muajin maj.