RTSH Sport Live

Mjafton Theo, Milani mposht Napolin

  • 11/02/2024
  • |
  • Itali
Mjafton Theo, Milani mposht Napolin

Milani ka mposhtur 1-0 Napolin në "San Siro" në ndeshjen më të rëndësishme të ditës së sotme në kampionatin italian. Një gol I Theo Hernandez në pjesën e parë ka vulosur fatin e kësaj sfide. 

Napoli jep shkëndijën e parë me Simeonen, por më pas kuqezinjtë përfitojnë nga një pakujdesi në mbrojtje dhe zhbllokojnë sfidën. Një minutë më pas Leao I afrohet golit të dytë. 

Nuk mungojnë rastet për shënim në pjesën e dytë, por si Milani edhe Napoli nuk arrijnë të gjejnë golin. Kuqezinjtë çojnë në 9 numrin e rezultateve pozitive në kampionat dhe shtojnë presionin mbi Juventusin e vendit të dytë.