RTSH Sport Live

Monza “tremb” Interin, Asllani aktivizohet për 74’

  • 15/09/2024
  • |
  • Itali
Monza “tremb” Interin, Asllani aktivizohet për 74’

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Monzës, në duelin e vlefshëm për javën e katërt të Serisë A. Skuadra e Inzagit duket me mendjen nga Champions-i, teksa ditën e mërkurë do të përballet me Mançester Sitin në transfertë. 

Kristjan Asllani luajti nga minuta e parë dhe u zëvendësua në të 74’.

Sa i përket protagonistëve Dani Mota gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 81-të, ndërkohë për të shmangur humbjen mendoi Damfris në minutën e 88-të.