RTSH Sport Live

Morata flet për depresionin: Në ato momente lufton kundër një personi brenda teje

  • 09/10/2024
  • |
  • Futboll Bota
Morata flet për depresionin: Në ato momente lufton kundër një personi brenda teje
“Nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni apo në çfarë situate je në jetë, ke një person brenda të cilit duhet të luftosh çdo ditë e çdo natë”

Alvaro Morata, sulmuesi i Milanit i përfshirë aktualisht në kampin stërvitor të kombëtares spanjolle, ka dhënë një intervistë për COPE, duke trajtuar tema të ndryshme.

Mes temave të prekura nga qendërsulmuesi ishte edhe ajo e shëndetit mendor dhe depresionit te sportistët. Në një pamje paraprake të intervistës së plotë, Morata shprehet kështu: “Kur kaloni momente vërtet të vështira, si depresioni apo sulmet e panikut, nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni apo në çfarë situate je në jetë, ke një person brenda të cilit duhet të luftosh çdo ditë e çdo natë”.