RTSH Sport Live

Morata qetëson Milanin: U tremba shumë, dua të luaj kundër Danimarkës

  • 9 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Morata qetëson Milanin: U tremba shumë, dua të luaj kundër Danimarkës

I vlerësuar nga e përditshmja “Marca” me çmimin Zarra, si golashënuesi më i mirë në La Liga në sezonin 2023-2024, Alvaro Morata është rikthyer të flasë për dëmtimin në kokë që e bëri të humbasë ndeshjen e fundit të kampionatit me Milanin.

Një dëmtim që e detyroi edhe të kalonte disa orë në spital. Megjithatë, tani gjithçka duket se ka marrë fund (mjekët kanë dhënë OK), aq sa sulmuesi iberik mund të jetë në fushë dhe mund të luajë nga minuta e parë në ndeshjes së radhës të Spanjës në Nations League.

"Faleminderit Zotit që e gjithçka ishte vetëm frikë, do të filloj të shënoj përsëri me kokë. Tani gjithçka është në rregull, shpresoj të luaj kundër Danimarkës”, ka thënë Morata.