Departamenti i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije se për shkak të motit të keq që është parashikuar në fundjavë, do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare. Sipas këtij vendimi, ndeshjet e javës së 12-të, cilat ishin të programuara të zhvilloheshin në orën 14:00, do të luhen 30 minuta më herët.
Të gjitha ndeshjet do të startojnë në orën 13:30. Jo vetëm elita e futbollit shqiptar, përfshirë Kategorinë e Parë dhe të Dytën, do të luhen në të njëjtën orë.