Dëmtim i ri te Juventusi. Pas atyre të Thuram dhe Weah, ndalon edhe Francisco Conceição. Sulmuesi portugez ka pësuar një problem muskulor dhe nesër do t'i nënshtrohet testeve të reja mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
Lajm i keq për Thiago Motta-n, i cili ndërkohë pret të kuptojë se kur do të jenë sërish në dispozicion Thuram dhe Weah: gjendja e tyre do të vlerësohet në ditët në vijim.