RTSH Sport Live

Mourinho, 10 frazat më të famshme: nga "Special One" tek "Zeru tituli"

  • 04/05/2021
  • |
  • Itali
Mourinho, 10 frazat më të famshme: nga "Special One" tek "Zeru tituli"
Deklaratat më të famshme të trajnerit portugez, i cili do të jetë trajneri i ri i Romës për sezonin e ardhshëm

10 korrik 2004 (konferenca e prezantimit te Chelsea): “Ju lutem mos më quani arrogant, por unë jam kampion Europian dhe mendoj se jam i veçantë. Nëse doja një punë të lehtë, do të kisha qëndruar tek Porto: një karrige blu e bukur, një Champions League, Zoti, dhe pas Zotit, unë".

4 qershor 2008 (Konferenca e prezantimit tek Inter): Pyetje: "A mendoni se Lampard mund të dalë mirë në futbollin italian?" Mourinho: "Pse po më pyetni për një lojtar të Chelsea?" Pyetje: "Është një mënyrë e zgjuar për të sjellë temën që sapo keni shmangur". Mourinho: "Po, po ... Por unë nuk jam idiot".

15 shtator 2008 (Replikë me Pietro Lo Monaco, CEO i Catania): "Unë e njoh murgun e Tibetit, Principatën e Monaco, Bayern Mynihun, Çmimin e Madh të Monaco. Unë nuk njoh ndonjë tjetër. Nëse ky Lo Monaco dëshiron të flasë për mua, duhet të më paguajë shumë. Unë tashmë kam sponsorë, të cilët më paguajnë për të reklamuar".

3 Mars 2009 (Polemikë pas një penalltie të dhënë për Inter ndaj Romës): "Nuk më pëlqen prostitucioni intelektual, më pëlqen ndershmëria intelektuale. Më duket se në ditët e fundit ka një manipulim të madh intelektual, një punë të shkëlqyer të organizuar për të ndryshuar opinionin publik për një botë që nuk është e imja. Në dy ditët e fundit nuk është përmendur Roma, e cila ka lojtarë të shkëlqyer, por ata do ta përfundojnë sezonin me zero tituj. Nuk u përmend asnjëherë  Milani, që ka 11 pikë më pak se ne dhe do ta mbyllë sezonin me zero tituj. Nuk u përmend Juve që fitoi kaq shumë pikë me gabime të gjyqtarëve”.

22 gusht 2009 (Prag kampionati): "Unë shpreha mendimin e një njeriu të lirë në një vend të lirë dhe menjëherë dëgjova zhurmën e armiqve. Më pëlqen kjo: fola dhe tani të gjithë janë këtu ...".

19 shkurt 2010 (Polemikë pas një penalltie të dhënë për Juve): "Ka vetëm një zonë në Itali me njëzet e pesë metra".

27 Prill 2011 (Konferenca post Real-Barcelona 0-2, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve): "Nëse unë ju them juve dhe Uefa-s atë që mendoj dhe atë që ndiej, karriera ime mbaron këtu. Dhe meqenëse nuk mund të them atë që ndiej, kam vetëm një pyetje. Dhe shpresoj, një ditë, të kem një përgjigje. Pyetja është: pse? Pse? Pse Ovrebo? Pse Busacca? Pse De Bleeckere? Pse Frisk? Pse Stark? Pse? Pse ndodh gjithmonë në çdo gjysmëfinale? Pse Ovrebo për tre vjet? Pse Chelsea nuk ishte në gjendje të shkonte në finale? Nuk e di nëse është reklamë e Unicef, nuk e di nëse është fuqia e Z. Villar brenda UEFA-s”.

15 Shtator 2015 (Konferenca para Chelsea-Maccabi): "Ne jemi akoma kampionë të Anglisë dhe unë jam ende Special e Happy One. Nëse kthehemi tre muaj mbrapa, ne ishim ekipi më i mirë në Angli, trajneri më i mirë dhe lojtarët më të mirë. Kriza e vitit të tretë? Shko e kërko Google, në vend që të bësh pyetje të tilla, të shikosh se çfarë kam bërë në vitin e tretë ".

3 tetor 2015 (Fjalët e fundit të famoze të Mou, dy muaj e gjysmë para shkarkimit nga Chelsea): "Nëse klubi dëshiron të më përjashtojë, ata duhet ta bëjnë, sepse unë nuk ik. Fitimi i titullit është tani shumë i vështirë, sepse distanca është e madhe, por unë jam i bindur që ne do të përfundojmë në 4 të parët. Është një moment vendimtar në historinë e klubit sepse nëse ata më shkarkojnë mua, ata largojnë trajnerin më të mirë që ka pasur ky klub ndonjëherë”.

23 Gusht 2018 - Duke iu referuar Francesco Totti: "Është një lojtar fantastik, por nëse nuk shfaqet nga minuta e pare, gjërat do të ndryshojnë pak. Roma ka punuar me të njëjtën skuadër për shumë vite, nuk është një dramë të humbasësh vetëm një lojtar. Gjithashtu vitin e kaluar ata u përshtatën dhe qëndruan në garën për titull deri ditën e fundit. Sidoqoftë, në futboll, ne jetojmë me tituj, po të mos ishte kështu do të ishim në kopsht duke luajtur me fëmijët. Dhe titullin e fitoi Interi, edhe nëse Roma ishte më e fortë në Kupë. Sidoqoftë, sot u thashë të mive se Roma nuk është e njëjta skuadër pa Mancinin”.