RTSH Sport Live

Mourinho: E çuditshme si largohet një trajner që arrin dy finale evropiane radhazi

  • 24/03/2024
  • |
  • Itali
Mourinho: E çuditshme si largohet një trajner që arrin dy finale evropiane radhazi

Një takim 'special' për pilotët e Ducatit para Çmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP në Portimao. Peço Bagnaia dhe Enea Bastianini janë takuar me ish-trajneri i Romës, Josè Mourinho. Fotot e takimit janë publikuar në llogarinë X të ekipit italian. "Sa numra 1 mund të dalloni në këto imazhe? Një nder për të takuar “Special One", thuhet në postim.

Portugezi ka folur edhe për të ardhmen dhe largimin nga Roma: "Për momentin, zero, zero lajme. Unë nuk kam një klub, jam i lirë, por dua të punoj. Në verë dua të punoj. Portugali? Mos thuaj kurrë, veçanërisht në futboll. Jeta ime është futbolli Unë mund të stërvitem kudo. Nuk kam asnjë problem

Largimi nga Roma? Nuk ka asgjë të çuditshme në këtë. Është e vështirë të kuptohet se si shkarkohet një trajner që arrin dy finale evropiane radhazi. Kjo është e vetmja gjë e çuditshme".