RTSH Sport Live

Muçi gol, Rashica asist: Beshiktashi gjen fitoren

  • 19/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Muçi gol, Rashica asist: Beshiktashi gjen fitoren
Ish-sulmuesi i Tiranës realizon golin e tij të tretë në kampionatin turk

Ernest Muçi ka shënuar golin e tretë në kampionatin turk, duke i hapur rrugën e fitores Beshiktashit kundër Ankaragyxhy. Skuadra e Stambollit fitoi 2-0 dhe sulmuesi shqiptar ishte autor i golit të parë në minutën e 18-të, me një gjuajtje të saktë me të majtën në hyrje të zonës. Fitorja e Beshiktashit u plotësua me golin e dytë në minutën e 67-të, shënuar nga Muleka pas pasimit nga Milot Rashica.

Për Muçin ky është goli i tretë që shënon me skuadrën turke që nga trajnsferimi atje në merkaton e dimrit. Më parë ai kishte shënuar në fitoren 2-0 me Istanbulsor dhe në humbjen me 1-2 me Antaljaspor. Në pjesën e parë të sezonit, ish-lojtari i Tiranës shënoi 4 gola në kampionatin polak, ku luante me Legian e Varshavës.

Aktualisht, Beshiktash mban vendin e katërt, në pritje të ndeshjeve të tjera të javës, dhe lufton për një vend në Conference League sezonin e ardhshëm.