RTSH Sport Live

Muçi-Kastrati, tri pikë për Legian në Ligën e Europës

  • 15/09/2021
  • |
  • UEFA Europa League
Muçi-Kastrati, tri pikë për Legian në Ligën e Europës
Asist i Muçit, gol i Kastratit: Legia ka triumfuar në transfertë, 1-0 përballë Spartakut të Moskës

Nuk kishte si të ndodhte më mirë, Legia e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Europës duke triumfuar 1-0 në fushën e Spartakut të Moskës, dhe kjo falë golit të Lirim Kastratit, i asistuar nga Ernest Muçi. Pavarësisht se të dy lojtarët erdhën nga stoli, arritën të bëjnë gjithçka në mënyrën e duhur në fundin e takimit dhe të shënojnë golin me vlerën e tri pikëve.

Kastrati u aktivizua në minutën e 59-të në vend të Kharatin, ndërsa Muçi në minutën e 83-të në vend të Luquinhas. Në minutën e 90+1, një shpërthim i Muçit në krahun e majtë i ka befasuar të gjithë, por jo Kastratin që ka ndjekur deri në fund aksionin, i pozicionuar nga e djathta, dhe ka shfrytëzuar pasimin e ish-lojtarit të Tiranës, për të vendosur fatin e ndeshjes, 1-0.