RTSH Sport Live

Muçi pas golit të parë: Kjo është ajo që pritet nga unë

  • 25/02/2024
  • |
  • Kombëtarja
Muçi pas golit të parë: Kjo është ajo që pritet nga unë
Transferimi i ri i Beshiktashit, Ernest Muçi ka folur pas ndeshjes në të cilën mposhtën 2-0 Istanbulsporin.

Ernest Muçi, i cili arriti të shënojë golin e parë me fanellën e Beshiktashit, ka komentuar pas suksesit  2-0 ndaj İstanbulsporit në javën e 27-të të Superligës.

"Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne bëmë atë që duhej të bënim, punën tonë. Duhet të fokusohemi dhe të luajmë si sot. Nuk pësuam gol dhe shënuam 2 gola. Këto janë gjëra të mira", tha ai.

I pyetur për golin që shënoi, Ernest Muçi tha: "Nuk mendoj shumë për të shënuar gola. Jam një lojtar sulmues, duhet të kontribuoj në sulm dhe gola. Kjo është ajo që pritet nga unë. Është më shumë e rëndësishme për mua të ndihmoj ekipin, është e rëndësishme për mua të ndihmoj mbrojtjen. Kemi luajtur mirë, duam të vazhdojmë kështu”.