Duket se humbja 2-0 përballë Gostivarit ka rezultuar fatale për trajnerin Ernest Gjoka. Mediat nga Maqedonia e Veriut raportojnë se trajneri shqiptar ka mbyllur para kohe aventurën e tij në krye të Shkupit.
Duket se drejtuesit e klubit nuk e kanë kapërdirë lehtë këtë humbje si dhe startin jo të mirë në kampionat (1 pikë në 2 ndeshje) dhe kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin me trajnerin Gjoka.
Pritet që drejtimin e skuadrës së Shkupit për ndeshjen e radhës kundër Vardarit ta marrë një trajner turk. Ndonëse mungon zyrtarizimi nga ana e klubit, duket se aventura e Gjokës në krye të Shkupit ka përfunduar.