RTSH Sport Live

Murray dëgjon 'Siuu' të Ronaldos në tribunë: Më irritoi

  • 18/01/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Murray dëgjon 'Siuu' të Ronaldos në tribunë: Më irritoi
Në Autralian Open publiku gjëmonte duke imituar britmën tipike të  CR7, duke shqetwsuar tenistien britanik gjatë ndeshjes kundër Basilashvili

Për përballjen e Andy Murray në raundin e parë të Australian Open u deshën 3 orë e 52 minuta për të mundur Basilashvilin 6-1, 3-6, 6-4, 6-7 (5), 6-4. Debutimi i lodhshëm por ok, pak i rrënuar nga disa shqetwsime, “dhuratw” nga publiku australian. Siç shpjegon Mirror, tenisti britanik në fillim mendoi se ishin fishkëllimat që vinin nga tribuna gjatë ndeshjes, më pas e kuptoi: “Mendoj se ishte ‘Siuu’ ose çfarëdo që thotë Cristiano Ronaldo kur shënon”.

Po, dikush e ka transferuar festimin e njohur që bën CR7 kur gëzohet nw Old Trafford në fushat e Australian Open, duke e mërzitur Murray, i cili tha se ishte "veçanërisht i irrituar". Pavarësisht kësaj, tenisti arriti të fitojë dhe të mos shpërqendrohet.