RTSH Sport Live

Myrto Uzuni, “shpëtimtari” i Granadës

  • 18/02/2024
  • |
  • Kombëtarja
Myrto Uzuni, “shpëtimtari” i Granadës
I siguron barazimin përballë Amerias me golin e 7-të të sezonit

Myrto Uzuni e ka shpëtuar Granadë nga humbja, teksa sulmuesi shqiptar i ka dhënë një pikë skuadrës së tij. Granada dhe Almeria kanë ndalë nga fusha me një pikë të dielën, pasi rezultati përfundimtar në përballjen midis tyre ishte 1-1. Miqtë shënuan të parët, që në minutën e 9-të, me Pubilit i cili ndëshkoi skuadrën vendase. Në pjesën e dytë, për të shëptuar skuadrën e tij nga humbja mendoi pikërisht Myrto Uzuni, pasi sulmuesi i kombëtares kuqezi shënoi në minutën e 75-të, duke barazuar rezultatin. Kështu, 28 vjeçari ka arritur të gjejë përsëri rrugën e rrjetës në La Liga të dielën, duke shënuar golin e tij të 7 në këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.

Edhe pse skuadra e tij po vuan në kampionat, sulmuesi shqiptar ka ditur të shënojë rregullisht dhe goli i sotëm në barazimin 1-1 ndaj Almerias, ishte i shtati për sulmuesin shqiptar. Ai kësisoj arrin në këtë numër golash për sezonin emra shumë të njohur në futbollin spanjoll si Vinisius Zhunjor i Realit të Madridit apo Ferran Torres i barcelonës, duke konfirmuar se mund të jetë një kontribuues i mirë para portës edhe në nivelet më të larta.

Aftësia e sulmuesit shqiptar për të goditur atëherë kur nuk pritet, e ka bërë atë një lojtar të rrallë, pasi edhe në ndeshjen e sotme, ka gjetur golin me vetëm 18 prekje në të gjithë takimin, ndërsa ka bërë edhe 5 gjuajtje në portë, siç tregojnë statistikat e faqes së specializuar sportive, “SOFASCORE”. Për paraqitjen e e sotme, në bazë të statistikave të regjistruara në këtë sfidë, Uzuni është vlerësuar me notën 7,3. Me këtë pikë të fituar, Granada renditet në vendin e parafundit me 14 pikë, duke luftuar për të mbijetuar, ndërsa Almeria ndodhet në vendin e fundit me 7 pikë.