RTSH Sport Live

Nadal, fitues i “Roland Garros”, mposht Djokovic në finale

  • 11/10/2020
  • |
  • Sporte të tjera
Nadal, fitues i “Roland Garros”, mposht Djokovic në finale

Tenisti spanjoll Rafael Nadal fiton për të 13-n herë turneun e “Roland Garros”, duke mposhtur me lehtësi numrin një të renditjes botërore, serbin Novak Djokovic. Nadal tregoi edhe një herë se është “mbreti” i fushave me dhe, duke triumfuar me rezultatin 3-0, me sete (6-2, 6-0, 7-5).

Serbi nuk ishte kurrë në lojë në dy setet e para, duke dhënë shenja zgjimi vetëm në të tretin. Por, gjithsesi mbeti një mundësi në tentativë, sepse spanjolli, numri dy në botë, pikërisht pas Djokovic, ka arritur të kthejë lojën në favorin e tij dhe të fitojë 7-5, duke e mbyllur finale në 2 orë e 41 minuta.

Me këtë fitore, Nadal barazon rivalin e tij të përjetshëm, Roger Federer, duke u bërë tenistët me më shumë trofe në histori: me 20 turne Grande Slam në karrierë për secilin . Në listën e Nadal janë dhe 4 Us Open, 2 Wimbledon e një Australian Open.