Komisari teknik i Gjermanisë, Julian Nagelsman ka thënë të vetën sa i përket të ardhmes së Jurgen Klop.
Ish-trajneri i Liverpul siç dihet ka lidhur një akord me Red Bull dhe do të jetë mbikqyrësi i të gjitha skuadrave, të cilat zotërohen nga kompania e pijeve energjike.
Pjesë e këtij “universi” ka qenë edhe Nagelsman, i cili përpara se të transferohej në Mynih ishte trajner i Lajpcig.
“Mendoj se si Red Bull dhe Jurgen Klop do të bëjnë një punë të shkëlqyer bashkë. Them se Klop është njeriu i duhur pasi ka grumbulluar shumë eksperiencë”, tha Nagelsman.
Pas akordit të fundit mes Red Bull dhe Klop mediet kanë spekuluar se palët kanë rëndë dakord për një klauzolë, e cila do të hynte në fuqi nëse në kërkim të trajnerit do të vihej Federata Gjermane e Futbollit.
Mbi këtë temë, Nagelsman nuk ndihet i rrezikuar dhe tha: “Nuk mendoj se Klop ka një klauzolë me Red Bull. Unë njoh fare mirë drejtuesit e Red Bull dhe jam i bindur se nuk kanë vendosur një klauzolë, e cila i lejon Klop të largohet në rast se e thërret Kombëtarja”.