RTSH Sport Live

Napoli, Calzona: Pak fjalë, duhen fakte

  • 20/02/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Napoli, Calzona: Pak fjalë, duhen fakte
Trajneri i ri i të kaltërve në kuadër të ndeshjes kundër Barçës në Champions League: “Nisemi për të fituar ndeshjen, ky është mentaliteti im”

Pas shkarkimit të Ëalter Mazzarrit, Napoli riniset në Champions League me Francesco Calzona në pankinë ndaj Barcelonës. Dhe trajneri i ri I të kaltërve tashmë i ka të qarta idetë. "Tani fjalët janë të kota, na duhen fakte - shpjegoi ai - Debutimi është i rëndësishëm me një kundërshtar të fortë, por e gjithë kjo nuk më tremb. Barça është një nga skuadrat më të forta në Evropë me një trajner të nivelit të lartë, por ne nuk kemi frikë. Ne nisemi për të fituar, ky është mentaliteti im. Osimhen është stërvitur plotësisht me ekipin, nesër do ta vlerësoj situatën”.

"Rinisemi përsëri nga sot. Rivendosim gjithçka dhe nisim një rrugë të re. Gjeta një ekip që u vu në dispozicion menjëherë. Tani fjalët janë të kota, duhen fakte. Folëm pak dhe pastaj shkuam direkt në fushë. U thashë lojtarëve që nuk kemi më asnjë justifikim".

"Një trajner mund të bëjë pak në 24 orë, por ne nuk kemi kohë dhe duhet të përshpejtojmë procesin e të mësuarit. Nuk kemi më justifikime dhe mund të përmirësojmë pozicionin tonë. Barça është një nga skuadrat më të forta në Evropë me një trajner të nivelit, por ne jemi Napoli dhe nuk kemi frikë".