RTSH Sport Live

Napoli, gati të rishkruajë historinë

  • 15/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Napoli, gati të rishkruajë historinë
Në Maradona luhet ndeshja e kthimit me Eintracht, ndeshja e parë u fitua nga italianët me rezultatin 2-0

Për histori dhe për lavdi. Në pritje të festimit të një titulli gjithnjë e më të mundshme në kampionat, Napoli synon kualifikimin e parë historik për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Djemtë e Spallettit, pas 2-0 në ndeshjen e parë në Gjermani presin Eintracht Frankfurt në Maradona për të shkuar atje ku klubi nga Campania nuk ishte në gjendje të arrinte as në kohën e Diego-s, në atë që atëherë quhej Kupa e Kampionëve. Në Gjermani, Di Lorenzo dhe shokët e tij demonstruan epërsinë e tyre, të cilën tani u kërkohet ta konfirmojnë për të hyrë në tetëshën më të mirë të Evropës. Për të bërë edhe më të bukur një sezon tashmë të ëndërruar.

Atmosfera nën Vezuv është elektrizuese, por Luciano Spalletti i mban këmbët në tokë. "Ne po përballemi me diçka që mund të jetë pjesë e historisë së Napolit. Pra, absolutisht nuk do të nënvlerësojmë forcën që kemi përpara, e dimë që kualifikimi është në 50%, as një pikë më shumë e as një më pak", paralajmëron trajneri toskan.

"Ajo lojë madhështore duhet të ribëhet - paralajmëron ai - nga këndvështrimi im, të bësh llogaritë është një gjë e gabuar". Formacioni Italian nuk ka mundur të rikuperojë Raspadorin (“do të duhen edhe disa ditë për ta shëruar”), por do të mund të llogarisin te Meret në portë, Kim në mbrojtje dhe Lozano në sulm.