RTSH Sport Live

Napoli, një shqiptar në sulm

  • 01/07/2022
  • |
  • Itali
Napoli, një shqiptar në sulm
De Laurentis kërkon të afrojë Januzajn për të zëvendësuar Politanon

Napoli ka një plan për të zëvendësuar Politanon nëse ai largohet nga “Castel Volturno”. Bëhet fjalë për një emër konkret, sulmues me origjinë shqiptare që vite më parë vendosi të përfaqësonte Belgjikën. Adnan Januzaj e ka mbyllur aventurën baske me Real Sociedad pasi kontrata e sulmuesit me origjinë shqiptare përfundoi në 30 qershor dhe momentalisht ai është pa një të tillë.

Presidenti Der Laurentiis shprreson që të ulë shpenzimet dhe Januzaj është një zgjidhje ideale pasi do të mbërrinte në Napoli me parametra zero.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Il Matino” sipas së cilës, Januzaj është gati të ulet në bisedime me drejtuesit e skuadrës italiane që sezonin e ardhshëm do të luajë në UEFA Champions League.

Rreth 8 vite më parë kur sulmuesi ishte në pronësi të Manchester United dhe pas përpjekjeve të vazhdueshme për ta afruar me Kombëtaren Shqiptare, Januzaj zgjodhi të përfaqësonte Belgjikën ku nuk grumbullohet prej shumë vitesh edhe për shkak të cilësive të mëdha që ka organika e kombëtares së Djajve. Sezonin e fundit në La Liga me Real Sociedad ai e mbylli me 33 ndeshje të luajtura dhe vetëm 3 gola të shënuar.