RTSH Sport Live

Napoli, Spalletti: Milani? Do të kisha preferuar diçka tjetër

  • 17/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Napoli, Spalletti: Milani? Do të kisha preferuar diçka tjetër
Trajneri I të kaltërve do të kishte preferuar një kundërshtar tjetër në çerekfinale

Napoli “peshkon” Milanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Luciano Spalletti, me gjithë sinqeritetin, nuk është i kënaqur me rezultatin e “llotarisë” së Nyonit: "Do të kisha preferuar të mos takoja një italiane. Milani është një klub me përvojë të madhe dhe historia fituese. Pastaj vetëm të paaftët e futbollit flasin për një shorte të favorshëm. Vetëm Real Madridi ka fituar më shumë Kupa Evropiane se Milani - tha trajneri - Dhe drejtori i përgjithshëm i tyre, Paolo Maldini, i vetëm ka fituar 5. Milani ka një histori që flet vetë”.

Ai vazhdoi për shortin: "Përvoja në fushën ndërkombëtare, të gjithë e kuptojnë se është thelbësore. Dhe në këtë aspekt, Milani është favorit. Për më tepër, ata kanë eliminuar një ekip shumë të fortë që është Tottenham. Po kush thotë se është e lehtë, duhet të jesh i ekuilibruar në vlerësime, nuk mund të ndërtosh rezultate me fjalë”.

Spalletti nuk dëshiron ta nënvlerësojë Milanin: "Ata janë vazhdimisht në rritje, kanë kaluar periudhën e errët të sezonit dhe kanë gjetur një formacion të ri. Presim 3 ndeshje të ngushta kundër tyre dhe kushdo që është më i mirë dhe në gjendje do të fitojë. Milani është një kundërshtar shumë i rëndësishëm”.