Mbrëmjen mes së shtunës dhe së dielës u luajtën takimet e radhës në NBA ku spikati triumfi i 11-të radhazi i skuadrës nga Klivelandi. Për Cavs “viktima” e radhës ka qenë skuadra e Bruklin Nets, të cilët menduan se do ti shkaktonin humbjen e parë sezonale rivalëve pas periodes së tretë ku pësuan vetëm 13 pikë.
Bruklin ëndërroi goditjen e madhe falë Kam Xhohnson (23 pikë) dhe Kam Thomas (22 pikë) e Denis Schrëder (22 pikë). Por Cleveland kishin rrezervuar surprizën e madhe për 12 minutat e fundit duke “fluturar” falë Donovan Miçell (22 pikë) dhe Darius Garland (20 pikë).