RTSH Sport Live

NBA, Curry vendos një rekord të ri! Fitore për Lakers dhe Clippers

  • 04/01/2021
  • |
  • Basketboll
NBA, Curry vendos një rekord të ri! Fitore për Lakers dhe Clippers
“Gardiani” i Golden State Warriors u mbyll me 62 pikë në sfidën e fituar kundër Portland. Paraqitje e mirëe për dy skuadrat e Los Angeles

Në NBA, suksesi i pestë në shtatë ndeshje për dy skuadrat e Los Angeles. Dyshja e zakonshme James-Davis(22 pikë, 13 topa në tabelë e 8 asist për LeBron, 17+9 për partnerin e tij), udhëheqin Lakers në suksesin e radhës, 108-94 ndaj Memphis. Edhe Harrell(16+9) dha një kontribut të rëndësishëm.

Për Clippers kujdeset Paul George, i cili nënshkroi 39 pikë në 112-107 ndaj Phoenix (25 për Booker dhe 24 për Ayton). Pushtojnë kreun në Konferencën e Perëndimit dy skuadrat e Los Angeles. Kjo natë e basketbollit në NBA do të mbahet mend për performancën marsiane të Stephen Curry (record personal prej 62 pikësh), e cila i jep mundësinë Golden State të mundë Portland 137-122.