RTSH Sport Live

NBA, Denver bie përballë Çikagos, Booker show me 44 pikë

  • 09/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Denver bie përballë Çikagos, Booker show me 44 pikë

Bulls bënë surprizën mbrëmë duke fituar në Denver përballë ekipit me rekordin më të mirë sezonal në fushën e vet. Nuggets u detyruan të dorëzoheshin në parketin ku në 25 takimet e fundit kishin fituar plot 24 herë. Për Bulls lojtarët e takimit ishin Zach LaVine (29 pikë) dhe Nikola Vuçeviç (25 pikë dhe 15 topa në tabelë). Ndërkohë që Nikola Jokiç nuk ishte ai i përhershmi duke u mjaftuar me vetëm 18 pikë të rrealizuara.

Nga ana tjetër publiku i Finiks nuk mundi të shijonte debutimin e yllit të ri, Kevin Durant, të skuadrës në Arizona. Ky i fundit pësoi një dëmtim teksa po bënte përgatitjet e fundit përpara startit të takimit. Mungesa e Durant duket se “motivoi” Booker, i cili rrealizoi plot 44 pikë në ndeshjen ku Suns mundën formacionin e Thunder të ardhur nga Oklahoma.

Ndeshjet NBA (9 Mars)

WASHINGTON WIZARDS-ATLANTA HAWKS 120-122

BOSTON CELTICS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 115-93

NEW ORLEANS PELICANS-DALLAS MAVERICKS 113-106

DENVER NUGGETS-CHICAGO BULLS 96-117

PHOENIX SUNS-OKLAHOMA CITY THUNDER 132-101

MIAMI HEAT-CLEVELAND CAVALIERS 100-104

L.A. CLIPPERS-TORONTO RAPTORS 108-100