Për të përshkruar debutimin e Kevin Durant me Suns mjafton të shikoni numrat e arritur në vetëm 27’ e qëndrimit në parket. Lojtari më i ri i Feniks ishte autor i 23 pikëve në garën kundër Sharlot, në fitoren që mori ekipi nga Arizona me rezultatin 105-91. Për numrin 35 shkoi gjithçka siç duhet dhe pas takimit komentoi: “Mendoj se luajta mirë. Shokët e ekipit u përpoqën që të më vendosnin në kushte sa më komode në fushë. Tani më duhet vetëm të vashdoj të punoj dhe shumë shpejt do të më duket i zakonshëm fakti që më duhet të vesh një fanellë të re”. Për KD, Suns janë skuadra e katërt e NBA pasi më parë ka luajtur për Oklahomën, Golden Stejtin dhe Bruklinin.
Natën e kaluar fitore të rëndësishme regjistroi edhe skudara e Miluokit përballë Orlandos. Në këtë takim deciziv ishin goditjet nga distanca pasi Giannis me shokë shndërruan në tre pikësha plot 26 të tillë. Në këtë mënyrë skuadra e Bucks dërgoi në 16 numrin e fitoreve radhazi.
Tek fitorja u rikthye ekipi i Boston pasi mundën formacionin e Kliveland. Dueli u vendos në pëeriodën e tretë e cila u zotërua nga Celtics me shifrat 41-26. Më i miri për Bostonin ishte Jayson Tatum, i cili shënoi 41 pikë, fitoi 11 topa në tabelë dhe dhuroi 8 asist.
Ndeshjet NBA (2 Mars)
MILWAUKEE BUCKS-ORLANDO MAGIC 139-117
DETROIT PISTONS-CHICAGO BULLS 115-117
HOUSTON ROCKETS-MEMPHIS GRIZZLIES 99-113
NEW YORK KNICKS-BROOKLYN NETS 142-118
MIAMI HEAT-PHILADELPHIA 76ERS
OKLAHOMA CITY THUNDER-LOS ANGELES LAKERS 117-123
CHARLOTTE HORNETS-PHOENIX SUNS 91-105
BOSTON CELTICS-CLEVELAND CAVALIERS 113-117