RTSH Sport Live

NBA, Golden Stejt “shemb” Lakers në ndeshjen e dytë

  • 05/05/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Golden Stejt “shemb” Lakers në ndeshjen e dytë

Përgjigja ishte e fortë dhe e qartë. Golden Stejt rreagoi pas humbjes në takimin e parë me Lakers duke rikthyer barazimin në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e kaluar. Miqtë nisën fort ndeshjen duke mbyllur periodën e parë në avantazh të shtatë pikëve, por Warrios u zgjuan në dy periodat e radhës duke i shënuan ekipin nga Los Anxhelos plot 84 pikë (41 në periodën e dytë dhe 43 në të tretën). 12 minutat e fundit të duelit ishin një formalitet dhe i shërbeu Golden Stejtit të ruante forcat për pjesën e mbetur të dueleve.

Dueli i dytë ishte mjaft i rëndësishëm për fatet e sfidave e radhës. Vendimi i Steve Kerr për të hedhur si titullar JaMychal Green në vend të Kevon Looney, i cili kishte temperaturë, ishte i saktë. Trajneri guxoi, por lojtari i dha të drejtë duke rrealizuar plot 15 pikë në vetëm 13 minuta. Performanca e Green i dha frymëmarrje sulmit të Warriors, i cili ishte në formë të mirë pasi të gjithë sulmuesit mbyllën ndeshjen me shifra dyshifrore rrealizmimi. Më i miri ishte Klay Thompson, autor i 30 pikëve.

Sa i përket Lakers-ave më i miri ishte LeBron James me 23 pikë. I vetmi që e ndihmoi në kauzë ishte Rui Hachimura  me 21 pikë ndërsa Anthony Davis ishte “hija” e lojtarit të takimit të parë ku shënoi 30 pikë. Mbrëmjen e kaluar AD mbylli ndeshjen me vetëm 11 pikë në llogari. Ndërsa një tjetër statistikë që tregon shumë për dallimet mes dy ndeshjeve të kësaj serie ishte edhe numri i ulët i goditjeve të lira. Në takimin e parë Lakers morën 29 të tilla ndërsa mbrëmë vetëm 9. Pas takimit të parë nuk ishin të paktë lojtarët nga San Francisko, të cilët u ankuan për mënyrën e arbitrimit.

Takimi i radhës mes Golden Stejt dhe Lakers do të zhvendoset në qytetin e enjgjëjve ku natën mes të shtunës dhe dielës ekipet do të luajnë takimin e tretë.

Post sezoni NBA

GOLDEN STATE WARRIORS-LOS ANGELES LAKERS 127-100 (1-1)