RTSH Sport Live

NBA, humbin më të mirat e Perëndimit

  • 06/02/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, humbin më të mirat e Perëndimit

Një problem në kyçin e dorës të djathtë detyroi Ja Morant të qëndronte në stol në humbjen e pësuar nga Grizzlies përballë Raptors. Dueli u vendos vetëm 9 sekonda nga fundi kur Siakam rrealizoi pikët e fitores për ekipin e Torontos. Për vendasit nuk u dorëzua Jaren Jackson Jr., i cili tentoi për tre pikë që të barazonte rrezultatin por nuk ishte i saktë. Më i miri për Memfis ishte Bane me 26 pikë por në fund nuk mundi të evitonte humbjen e 8 në 9 takimet e fundit për ekipin e tij.

Dueli mes Nju Orlins dhe Sakramentos ishte njëri prej atyre ku mbizotëruan mungesat e shumëta (Williamson, Ingram e Valanciunas për Pelicans dhe De'Aaron Fox për Kings). Por ekipi i Pelicans arriti që të kalonte Kings falë duarve të Trey Murphy III, i cili ishte autor i 30 pikëve.

Humbje shokuese ishte ajo e pësuar nga Denver përballë Minesotës. Ekipi i Nuggets u prezantua pa katër titullarë (Jokiç, Murray, Gordon dhe Caldëell-Pope) ndërsa Minesota përfitoi në maksimum duke mbyllur dy periodat e para na avantazh të 20 pikëve. Më të mirët për Wolves ishin Anthony Edwards (20 pikë), D'Angelo Russell (18 pikë) dhe Gobert e Noëell (16).

Ndeshjet NBA (6 Shkurt)

CHARLOTTE HORNETS-ORLANDO MAGIC 113-119

INDIANA PACERS-CLEVELAND CAVALIERS 103-122

NEW YORK KNICKS-PHILADELPHIA 76ERS 108-97

MEMPHIS GRIZZLIES-TORONTO RAPTORS 103-106

NEW ORLEANS PELICANS-SACRAMENTO KINGS 136-104

MINNESOTA TIMBERWOLVES-DENVER NUGGETS 128-98