RTSH Sport Live

NBA, Thomson stratosferik, fitojnë Boston dhe Miluoki

  • 07/02/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Thomson stratosferik, fitojnë Boston dhe Miluoki

Kampionët në fuqi të NBA, Warriors, dhanë një mesazh të fortë mbrëmë duke mundur Oklahomën. Por Golden State, të cilëve u duhet të bëjnë për disa javë pa shërbiemt e Curry, duket se kanë rigjetur në momemtin e duhur “binjakun” e Steph. Flasim për Klay Thompson, i cili mbrëmë shënoi plot 42 pikë pa u paraqitur asnjëherë në vijën e goditjeve të lira. Për të ndihmuar veteranin menduan edhe Jordan Poole (21 pikë dhe 12 asist) si dhe Andrew Wiggins (18 pikë).

Fitore me shumë rëndësi mori edhe Miluoki në Portland. Më i miri për Bucks ishte Giannis Antetokounmpo (24 pikë, 13 topa në tabelë dhe 8 asist). Për ekipin mik spikati edhe paraqitja e Jrue Holiday (20 pikë) dhe Brook Lopez (27). Nga ana tjetër për Blazers më i miri ishte i zakonshmi Damian Lillard me 28 pikë të rregjistruara. Për ekipin e Portland kjo ishte humbja e dytë radhazi.

Në Detroit duelin mes Pistons dhe Celtics e fituan miqtë nga Bostoni. Jayson Tatum e nisi ndeshjen me vonesë por në fund rregjistroi 34 pikë, 11 topa në tabelë dhe gjashtë asist. Për Boston kjo ishte delicate pasi kishin humbur katër prej 6 takimeve të fundit.

Ndeshjet NBA (7 Shkurt)

DETROIT PISTONS-BOSTON CELTICS 99-111

WASHINGTON WIZARDS-CLEVELAND CAVALIERS 91-114

BROOKLYN NETS-L.A. CLIPPERS 116-124

CHICAGO BULLS-SAN ANTONIO SPURS 128-104

HOUSTON ROCKETS-SACRAMENTO KINGS 120-140

UTAH JAZZ-DALLAS MAVERICKS 111-124

GOLDEN STATE WARRIORS-OKLAHOMA CITY THUNDER 141-114

PORTLAND TRAIL BLAZERS-MILWAUKEE BUCKS 108-127