RTSH Sport Live

Ndërron jetë Xherri Uest, “logoja” e NBA-t

  • 12/06/2024
  • |
  • Të tjera
Ndërron jetë Xherri Uest, “logoja” e NBA-t

Vetëm pak orë para ndeshjes së tretë të finaleve mes Bostonit dhe Dallasit ka ndërruar jetë Xherri Uest. Për të kuptuar dimensionin e 86-vjeçarit si lojtar mjafton të thuhet se prej tij është frymëzuar NBA për të realizuar logon.

Xherri Uest ka qenë ylli i Los Anxhelos Lakers dhe është grumbulluar plot 14 herë në takimet All-Star. Ai ka fituar titullin kampion vetëm një herë në 1972. Në finalet e 1969-ës u shpall Lojtari më i Vlefshëm i Finaleve edhe pse skuadra e tij humbi. Ajo ishte hera e parë dhe e fundit kur NBA vlerëson me këtë çmim një lojtar, të ekipit humbës.