Sipas “Yield Sec” ndeshja mes Usyk dhe Furit është ndjekur nga plot 20 milionë persona nëpërmjet platformave ilegale. Sipas agjensisë së inteligjencës dëmet për platformat, të cilat kishin të drejtat e transmetimit, kanë qenë marramendëse pasi thuhet se arrijnë shifrën e 95 milionë stërlinave.
Vetëm në Britaninë e Madhe numri i shikuesve ilegalë të këtij takimi ka qenë rreth 4 milionë banorë.
Sipas analizës së “Yield Sec” 45% e shikuesve ilegalë kanë qenë në Europë ndërsa 25% e kanë ndjekur nga Amerika e Veriut ndërsa 16% nga Azia.