RTSH Sport Live

Në Bergamo nuk bie më borë, Atalanta kërkon historinë

  • 09/12/2021
  • |
  • Futboll Bota
Në Bergamo nuk bie më borë, Atalanta kërkon historinë
Në rast barazimi ose humbjeje do të jetë Europa League

Në Bergamo ka pushuar bora dhe parashikimet janë pozitive: Atalanta-Villarreal më në fund do të luhet në orën 19:00. Një ndeshje vendimtare për italianët të cilët janë të detyruar të fitojnë për të kaluar spanjollët në renditje dhe për të shkuar në turin e dytë të Champions League. Skuadra e Gasperinit, e cila megjithatë, falë barazimit të djeshme të United ndaj Young Boys, tashmë është e sigurt se do të përfundojë në Europa League në rast barazimi apo humbjeje këtë mbrëmje.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjes u mor për të garantuar sigurinë e lojtarëve (duke pasur parasysh fushën e mbuluar nga bora, pavarësisht punës së punonjësve) dhe për rëndësinë e ndeshjes, me dy skuadrat që luftojnë për vendin e dytë në grup. Qëndrimi i UEFA-s ishte fillimisht për të luajtur në çdo rast dhe më pas për të vlerësuar në vazhdim, por fusha do të prishej dhe për pasojë rrezikonte të bëhej e pamundur për shkak të një fillimi të ri të mundshëm.

Pas kthimit në dhomat e zhveshjes, UEFA u kishte komunikuar dy klubeve orën e fillimit të ri, të caktuar fillimisht pasditen e sotme në orën 16:30. Megjithatë, Atalanta dhe Villarreal ranë dakord të luajnë në orën 20:30, një mbivendosje në programin e Europa League të cilën UEFA e kundërshtoi. Pas bisedimeve të reja vendimi përfundimtar për të luajtur në orën 19:00.

Tashmë mbetet për t'u parë nëse Gasperini do ta konfirmojë formacionin zyrtar që bëri të ditur dje në mbrëmje para shtyrjes me Ilicic dhe Zapata në sulmin e mbështetur nga Pessina. Në mbrojtje, Toloi, Demiral dhe Palomino nuk duhet të ndryshojnë asgjë.