RTSH Sport Live

Në mbështetje të Kombëtares, djemtë e Bunjakut nisen drejt Shqipërisë

  • 20/11/2023
  • |
  • Të tjera
Në mbështetje të Kombëtares, djemtë e Bunjakut nisen drejt Shqipërisë

Së bashku me dhjetra tifozë nga Kosova janë nisur drejt Tiranës edhe dy djemtë e heroit, Afrim Bunjakut, i cili humbi jetën më 24 shtator pas sulmit terrorist të serbëve në Banjskë.

Prezencën e dy djemve të heroit, Afrim Bunjaku e konfirmon një nga anëtarët e tifogrupit “Tifozat Kuq e Zi”. Gëzim Bajrami, tifozi nga Gjilani me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale ka publikuar foton me miqtë e tij dhe djemtë e Bunjakut.