RTSH Sport Live

Në mesjavë luhet java e fundit e Ligës Unike për Femra

  • 25/03/2024
  • |
  • Basketboll
Në mesjavë luhet java e fundit e Ligës Unike për Femra

Në mesjavë zhvillohet java e dhjetë në Ligën Unike për Femra, që është edhe sfida e fundit për sezonin e rregullt.

Tashmë dihen skuadrat pjesëmarrëse në “Final 4”, por dilema është se kush do të jetë në vendin e tretë, pasi Penza dhe Tirana kanë nga katër fitore e pesë humbje.

Tirana do të jetë mysafire e Prishtinës, që do të luajë në garat shtesë nga vendi i dytë, me shtatë fitore e dy humbje, kurse Penza do të ndeshet me Bashkimin, në përballjen që zhvillohet në Pejë. Ndërkohë, prizrenaset kanë nëntë fitore në nëntë ndeshje, duke qenë bindshëm në vendin e parë.

Ndeshja tjetër e kësaj xhiro është ndërmjet Partizanit dhe Flamurtarit. Tiranaset nuk do të mund të mbrojnë titullin e kampionit, pasi janë në vendin e fundit me një fitore e tetë humbje, ndërsa vlonjatet në vendin e pestë me dy fitore e shtatë humbje, duke mbetur jashtë “Play-off”-it.

Liga Unike Femrat - Java 10

E martë

17:00 Prishtina-Tirana

17:00 Partizani-Flamurtari

E mërkurë

17:00 Bashkimi-Penza (Pejë)