RTSH Sport Live

Neymar, 3.3 milionë gjobë për një ndërtim të paligjshëm në vilën e tij në Brazil

  • 04/07/2023
  • |
  • Gosip
Neymar, 3.3 milionë gjobë për një ndërtim të paligjshëm në vilën e tij në Brazil
Një plazh ishte gjithashtu në ndërtim, por puna ishte bllokuar

Ndërtimi i një liqeni të paligjshëm në vilën e tij në periferi të Rio de Zhaneiros i kushtoi Neymar një gjobë 3.3 milionë dollarë. Këshilli bashkiak i Mangaratiba, ku ndodhet vila e lojtarit brazilian të PSG-së, ka dhënë katër gjoba për "dhjetëra shkelje" të zbuluara, duke përfshirë "kryerjen e punimeve që i nënshtrohen kontrollit mjedisor pa autorizim", devijimin dhe përdorimin e lumit dhe “heqja e tokës dhe prerja e bimësisë pa autorizim”.

Neymar ka 20 ditë për të apeluar gjobën. Përveç liqenit, në pronë është në ndërtim e sipër edhe një plazh. Autoritetet kanë bllokuar punimet dhe kanë urdhëruar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve, por mediat braziliane raportojnë se lojtari ka organizuar një festë dhe është larë në liqen. Neymar bleu vilën në Mangaratiba në vitin 2016: një pronë prej 10,000 metrash katrorë.

20 ditë për të sfiduar dënimin dhe disa të tjera për të paguar çdo gjobë, sepse braziliani fiton 100.821 euro në ditë te PSG dhe për këtë arsye pak më shumë se 30 ditë do të mjaftojnë për të paguar shumën e kërkuar.