RTSH Sport Live

Neymar dhe Bruna kanë zbuluar gjininë e foshnjës që po vjen

  • 25/06/2023
  • |
  • Gosip
Neymar dhe Bruna kanë zbuluar gjininë e foshnjës që po vjen
Është rikthyer qetësia mes sulmuesit brazilian dhe Bruna Biancardi

Neymar është gati të bëhet sërish baba. Madje, orët e fundit sulmuesi I PSG-së dhe partnerja e tij Bruna Biancardi kanë zbuluar së bashku gjininë e vogëlushit me një video në Instagram.

"Mezi prisnim të vinte ky moment, mezi presim të të takojmë personalisht bijë. Ti je dhurata jonë më e madhe", kanë shkruar të dy në përshkrimin e videos së postuar në Instagram. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Neymar dhe Bruna Biancardi shfaqën pamjet nga përgatitjet deri në kryerjen e zbulimit gjinor ku mori pjesë edhe djali i parë i Neymar, Davi Lucca, i lindur nga lidhja e mëparshme e brazilianit  me Carolina Nogueiera Dantas.

Kështu, Bruna Bianciardi dhe Neymar në fakt do të kenë një vajzë.