RTSH Sport Live

Neymar, përsëri në telashe: shkak bëhet një modele

  • 29/06/2023
  • |
  • Gosip
Neymar, përsëri në telashe: shkak bëhet një modele
Periudhë e komplikuar për sulmuesin e PSG-së, tani në qendër të një stuhie të re: ja çfarë ndodhi

Neymar sërish në telashe. Është një periudhë e ndërlikuar për sulmuesin e PSG-së, prej javësh në qendër të vëmendjes për bëmat e tij, përfshirë gjobën për “shkeljet mjedisore” dhe thashethemet e shumta për jetën e tij private dhe tradhtitë. Tashmë një problem i ri për brazilianin, i cili është akuzuar publikisht nga një modele e njohur.

Neymar i kishte kërkuar falje publikisht të dashurës së tij Bruna Biancardi, pas thashethemeve për tradhtitë e tij. Sulmuesi, megjithatë, duket se nuk ka ndryshuar qëndrim. Modelja Celeste Bright në fakt ka ndarë disa mesazhe që i janë dërguar nga Neymar, i cili së fundmi është bërë sërish baba.

Më pas modelja u shpreh kështu: "Nuk e dija kush ishte ky person para gjithë kësaj. Jam lodhur duke lexuar mesazhe të tilla nga burrat që kanë gra apo të dashura. Nuk është i vetmi. Mendoj se edhe vajzat e tjera duhet të jepini më shumë zë këtyre gjërave. Djema bëhuni më të mirë se ne meritojmë më të mirën”.