RTSH Sport Live

Neymar sërish në qendër të “stuhisë”, paditet nga një grua hungareze

  • 01/02/2024
  • |
  • Gosip
Neymar sërish në qendër të “stuhisë”, paditet nga një grua hungareze

Neymar vazhdon të jetë kryefjala e skandaleve jashtë futbollit. Braziliani ka një tjetër vajzë, 10 vjeçe, rezultat i një flirti me një hungareze të quajtur Gabriella Gapar, të cilën e ka takuar në vitin 2013. Avokati i gruas ka folur për padinë e ngritur nga klientja e tij, sipas së cilës, Neymar duhet t'i nënshtrohen një testi ADN-je, për të vërtetuar atësinë.

Gruaja hungareze pretendon se të dy janë takuar gjatë një grumbullimi të kombëtares braziliane në Bolivi, ku kanë patur marrëdhënie seksuale. Pasi ka konstatuar se ishte shtatzënë, gruaja ka kontaktuar disa herë lojtarin dhe prindërit e tij, por pa marrë kurrë një përgjigje. Në një nga letrat e shumta ajo i kishte nisur edhe një foto të vogëlushes.

Nëse gjyqtari pranon provat e paraqitura nga ankuesi, Neymar do t'i nënshtrohet një testi ADN-je. Gabriella pretendon se nuk ka mundësi ekonomike për të garantuar mirëqenien e vajzës së saj, ndaj kërkon që babai i supozuar të kujdeset për shpenzimet e bëra në këto dhjetë vite, si dhe shtesat për studimet. Për momentin, lojtari i Al Hilal nuk ka komentuar për këtë çështje.

Para pak kohësh edhe influencuesja e rrjeteve sociale, Amanda Kimberlly, ka thënë se pret një fëmijë nga Neymar, ndërkohë që braziliani ishte me Bruna Biancardin. Për këtë rast plani i Neymarit është të presë që të lindë fëmija për të bërë testin e ADN-së”. Me sa duket për futbollistin nuk do të jetë i vetmi test të cilit do t'i duhet t’i nënshtrohet.