Janë luajtur ditën e sotme katër ndeshje të Grupit B në Kategorinë e Dytë, takime që kanë dhuruar rezultate mjaft interesante. Luftëtari ka mposhtur me përmbysje 3-1 Labërinë në Gjirokastër dhe ngjitet përkohësisht në vendin e parë në renditje.
Kryesuesit e Pogradecit nuk e kanë luajtur ndeshjen respektive kundër Këlcyrës për shkak të kushteve të vështira atmosferike, që kishin rënduar terrenin e lojës.
Stavri Nica ka debutuar me fitore në stolin e Shkumbinit, pasi peqinasit kanë mundur minimalisht në shtëpi 1-0 Orikun. Turbina ka mundur 1-0 Butrintin, ndërsa sfida Devolli-Delvina është mbyllur në barazim 1-1.
Kategoria e Dytë – Grupi B
SHKUMBINI-ORIKU 1-0
TURBINA-BUTRINTI 1-0
DEVOLLI-DELVINA 1-1
LUFTËTARI-LABËRIA 3-1
KËLCYRA-POGRADECI E SHTYRË